E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Oligarku i tenderave skandalozë të ” SUPËS” Nikolin Jaka  u jep pacientéve nje fetë bukë dhe pak gjalpë në vakt
Sot

Oligarku i tenderave skandalozë të ” SUPËS” Nikolin Jaka u jep pacientéve nje fetë bukë dhe pak gjalpë në vakt

Ky vakt që shihni në foto është mëngjesi i servirur në QSUT për pacientët e sëmurë.

Dhe a e dini sa keni paguar nga taksat tuaja për një fetë bukë me 20 gramë gjalpë për mëngjes të servirur nga QSUT?! MBI 850 MILIONË LEKË PA TVSH të cilat i janë futur në xhep çiftit Nikolin Jaka dhe bashkëshortes së tij Alma Tafani nga drejtoresha e QSUT, ish-kunata e Edi Ramës Albana Fico!

Në një procedurë skandaloze me negociim të drejtpërdrejtë dhe pa garë që shkel çdo ligj të Prokurimeve Publike, ky tender i është dhënë në Tetor kompanisë së dyshes të cilët janë kamufluar duke ia kaluar dikujt tjetër në pronësi.

Skandalet në historinë e tender-dhënies nga shteti Nikolin Jakës, kryetarit të Dhomës së Tregtisë, janë të shumta dhe ky person nuk është vënë ende nën hetim nga SPAK për të gjitha procedurat korruptive që përvetëson me ndihmën e titullarëve të shëndetësisë.

PSE SPAK nuk heton oligarkun e tenderave të shëndetësisë që me manovrat e tij përfiton taksat e shqiptarëve dhe shërbimi që ofron është skandaloz?! Dhjetra procedura tenderuese janë denoncuar ndër vite nga JOQ për këtë hajdut që ha paratë e popullit dhe tallet në këtë lloj forme. Pse Altin Dumani kapet me fundin e kavallit dhe shet sikur po bën arrestime të rëndësishme ndërkohë që pi kafe me oligarkët e mëdhenj?!

Ky rast për të vënë duart në kokë ka vite që ndodh në spitalet publike ku Jaka ka krijuar monopol në shpërndarjen e ushqimeve në këtë lloj standardi, por kjo është koha që drejtësia të veprojë.

Ironia me KPL SHPK kompaninë që Fico i ka dhënë tenderin, ka qenë në pronësi të Jakës i cili më pas ia ka kaluar gruas së tij Alma Tafanit siç bëjnë zakonisht me kompanitë pasi u zbulohen vjedhjet, e kjo e fundit për të fshirë gjurmët ia ka kaluar një personi të kamufluar në letra të quajtur Ramazan Troka.

Është investiguar po ashtu nga mediat se targat e makinave të kësaj kompanie janë në pronësi të SORI-AL, kompanisë tjetër të Jakës dhe të shoqes.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.