E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Njihuni me kuzhinierin shqiptar që gatoi për Mbretëreshën e Anglisë
Uncategorized

Njihuni me kuzhinierin shqiptar që gatoi për Mbretëreshën e Anglisë

Ismet Shehu është kuzhinieri shqiptar që ka gatuar për Mbretëreshën Elizabet të Anglisë.

Këtë Shehu e ka rrëfyer në emisionin “Opinion” teksa ka treguar se bëhej fjalë për vitet 2009-2010 kur ai ishte student në Londër dhe ishte përzgjedhur si studenti më i mirë, i cili do të gatuante për Mbretëreshën. Ai rrëfeu gjithë eksperiencën e tij dhe tha se ndihet tepër i lumtur për këtë.

Fevziu: Ç’deshe ti me Mbretëreshën?

Shehu: Fati.

Fevziu: Pse?

Shehu: Sepse më zgjodhën studentin më të mirë edhe shkova, për të gatuar.

Fevziu: Ti studioje në Londër?

Shehu: Po kam mbaruar universitetin Weston University, kam mbaruar bachelor për tre vite për kuzhinë. Kam bërë shkollë për çdo gjë, për menaxhim dhe për restorant për kuzhinë.

Fevziu: Çfarë i bërë Mbretëreshës?

Shehu: Ka qenë e gjitha me Peshk, gatimi ka qenë i gjithë me peshk. Unë isha student, por shefi i madh ishte profesor në Londër. Bëhet fjalë për vitet 2009 2010.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.