E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Identifikohet autori  i plagosjes në Shkodër/  E qëlloi për shkak të një borxhi
Lajme

Identifikohet autori i plagosjes në Shkodër/ E qëlloi për shkak të një borxhi

Policia ka identifikuar autorin e të shtënave me armë që u regjistruan mëngjesin e sotëm në Shkodër, ku mbeti i plagosur 40-vjeçari me iniciale A. C.

Blutë bëjnë me dije se autor është 59-vjeçari me iniciale D. B., banues në Lezhë.

Sipas policisë, shtetasi D. B. e qëlloi me armë 40-vjeçarin për shkak të një borxhi që i kishte ky i fundit.

Deri më tani nuk është bërë ende e mundur kapja e autorit, ndërsa po vijojnë kontrollet për vënien në pranga.

“Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë, për plagosjen e shtetasit A. C., 40 vjeç, i cili vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, informojmë se si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të plagosjes, shtetasit D. B., 59 vjeç, banues në Lezhë.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasi D. B. e ka plagosur shtetasin A. C., për shkak të një borxhi që i kishte ky i fundit.

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollin e zonës, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e shtetasit D. B.”, thuhet në njoftimin e policisë

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.