E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
BE jep 50 miliardë euro  Ukrainës,për të paguar pagat e pensionet për 4 vite
Lajme

BE jep 50 miliardë euro Ukrainës,për të paguar pagat e pensionet për 4 vite

Bashkimi Europian arriti një marrëveshje për të ofruar një paketë ndihme prej 50 miliardë eurosh për Ukrainën.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky e mirëpriti këtë marrëveshje, duke thënë se do forcojë stabilitetin ekonomik dhe financiar të vendit.

BBC raporton se paketa do të ndihmojë për të paguar pagat dhe pensionet për katër vitet e ardhshme.

Kjo paketë ndihme vjen në kohën kur Kongresi në SHBA ka bllokuar ndihmën ushtarake për Ukrainën.

Burimet diplomatike thanë se marrëveshja e re e BE-së mund të rishikohet pas dy vitesh nëse është e nevojshme.

Fondet e para të ndihmës do arrijnë në mars.

Paketa e ndihmës ishte bllokuar nga Hungaria, e cila më pas hoqi dorë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.