E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ismail Kadare njësoj si Edi Rama
Uncategorized

Ismail Kadare njësoj si Edi Rama

Epo te vjen të plasësh o milet …
Kadareja gjithë jetën i veshur me pallto te madhe. .me kapuç, shall e doreza …shkroi për gati 60 vjet krijimtari më shumë se 100 libra të gjinive të ndryshme  etj …e ndërkohë Edi Rama …i zhveshur cullak në mes te Francës e me një libër të vetëm më nje titull  “Kurbani ” qe me siguri do t’ ja ketë rekomanduar miku i tij për kokë Erdogani dhe Franca e ‘qytetërimit dhe e civilizimit dhe dijës e kulturës botërore i vlerëson të dy njësoj…me urdhërin e saj më të lartë kombëtar Komandant i Legjionit te Nderit Unë nuk e di arsyen pse e bëri Franca këtë por një gjë e di me siguri, se po të ketë vajtur dikush e t’ ja ketë dhënë këtë haber Napoleonit të famshëm në varrin e tij atje ku prehet prej dekadash…. Strategu francez me famë botërore  do çmendej fare tek do mendonte se ky Urdhër i lartë vlerësimi që ai krijoi me shumë se 100 e kusur vite me parë … qenka kthyer njësoj për nga vlerat me ato teneqet që shpërndan Jari i Republikës së Shqipërisë për këdo që i del përpara

Adriatik R. Dosti

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.