E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Topalli: Marrëveshja e 18 majit e nëndheshme, Rama-Basha në një marrëdhënie opake…
Uncategorized

Topalli: Marrëveshja e 18 majit e nëndheshme, Rama-Basha në një marrëdhënie opake…

Jozefina Topalli, ish-Kryetare e Kuvendit, tha se pa asnjë dyshim PD ka sjellë lirinë për shqiptarët. Por sipas Topallit, sot ajo nuk përfaqëson ndonjë gjë nga ajo që ka qenë ëndrra e viteve të fillimit.

“Po të më pyesësh thellë thellë nuk do në ja vlen dhe ka ndonjë gjë nga emri i PD. Kanë marrë siglën e PD, por aty mbaron çdo gjë. Kjo është ndjesia ime, qofsha e gabuar”, tha Topalli në studion e News 24.

Lidhur me marrëveshjen e 18 Majit mes Kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha, Topalli tha se “është një marrëveshje e nëndheshme edhe para 18 majit do e shihni edhe në muajt që vijnë”.

Në vijim ajo shtoi se Rama dhe Basha janë bashkë në një marrëdhënie opake.

“Kam menduar se do më mungonte, janë më shumë se dy dekada e përfshirë emocionalisht, mendërisht e fizikisht 24 orë në 24 orë. Jo, kur e shoh sot nuk më mungon. Më bën të mendoj që ai teatër i shëmtuar i aktorëve që janë bashkë në interesat që ato ndajnë, se kam fjalën vetëm për interesa politike, është e shëmtuar. Nuk është ajo për të cilat lindi 8 dhjetori”, tha Topalli

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.