E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arkeologët zbulojnë dy varreza të lashta në Egjipt, datojnë para 3500 vitesh
Uncategorized

Arkeologët zbulojnë dy varreza të lashta në Egjipt, datojnë para 3500 vitesh

Egjipti ka njoftuar se janë zbuluar dy varreza të vogla antike, në jug të qytetit Luxor. Konsiderohet se ato datojnë prej para 3,500 vitesh.

Egjipti ka njoftuar se janë zbuluar dy varreza të vogla antike, në jug të qytetit Luxor.

Konsiderohet se ato datojnë prej para 3,500 vitesh dhe me këtë hap është shprehur dëshira që shteti t’i rrisë përpjekjet për gjallërimin e sektorit të turizmit.

Varrezat janë gjetur një pjesën perëndimore të lumit Nil, derisa janë zbulimi i fundit në vendin që njihet për tempuj dhe varreza që përfshijnë historinë e lashtë egjiptiane.

“Me të vërtetë është një ditë e jashtëzakonshme”, ka thënë ministri i Antikiteteve, Khaled al-Anani. “E kemi ditur se ekzistojnë varreza private, mirëpo kjo është hera e parë që i kemi identifikuar ato”.

Al-Anani, ka thënë se zbulimet janë një tjetër përpjekje e ministrisë për të ringjallur turizimin, i cili është goditur rëndë nga sulmet ekstremiste dhe trazirat politike të vitit 2011.

Egjipti është një vend mjaft I frekuentuar nga turistët për shkak të natyrës por edhe historisë mijëravjeçare, por situate në vend që pas rrëzimit nga pushteti të Mubarak ka qenë herë pas here e trazuar duke frenuar turistët që ta vizitojnë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.