Ermal Mamaqi i kthen vizitën Agron Llakajt, ja surpriza që kishte rezervuar
Mbrëmjen e sotme “Kënga Magjike” ka zënë orarin prime time të “Xing me e Ermalin”, por kjo nuk do të thotë se Ermal Mamaqin nuk do e shihni edhe këtë të shtunë në ekran.
Moderatori i “Xing me Ermalin” ka shkuar sot në Vizion Plus pasi ishte i ftuar në show-n e humorit “Al Pazar”. Dhe kur bashkohet Ermal Mamaqi me Agron Llakaj, dihet ç’ndodh: plot humor dhe batuta.
I ulur në një kolltuk pranë Llakajt, Ermal Mamaqi ka treguar disa situata humori që i kanë ndodhur duke bërë publikun të qeshë. Në fund të dy surprizuan duke kënduar një këngë ku nuk mund të mungonte humori në tekst.



Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


