E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mazniku i ka dhënë tender restorantit të gruas së tij dhe të Endri Fugës
Lajme

Mazniku i ka dhënë tender restorantit të gruas së tij dhe të Endri Fugës

Arbjan Mazniku, është aktualisht Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor, që prej shtatorit të vitit 2023. Para kësaj date ai ka mbajtur postin e Nënkryetarit të Bashkisë Tiranë duke filluar nga viti 2015.

Rezulton se pikërisht gjatë periudhës kur ai ka qenë numri 2 i Bashkisë Tiranë, në konflikt të hapur interesi dhe në shkelje të ligjit, ka paguar para të taksapaguesëve shqiptarë për të organizuar dreka e darka për llogari të Bashkisë Tiranë në restorantin në pronësi të gruas së tij dhe të Endri Fugës.

Bëhet fjalë për restorantin THE HOME që gjendet në hyrje të Pazarit të Ri në Tiranë. Ky restorant është i regjistruar në QKB me emrin “THE HOME SHPK” dhe mban numrin e NIPT-it L81623013B.

Administrator i kompanisë është Ledion Çollaku, ndërsa prej datës 13.05.2020 pronare të kompanisë janë bërë Marinela Lika dhe Besa Fuga, ku secila prej tyre zotëron 50% te kapitalit. Marinela Lika është bashkëshortja e Arbjan Maznikut, ndërsa Besa Fuga është bashkëshortja e Endri Fugës, këshilltari jetëgjatë i kryeministrit Edi Rama dhe njëkohësisht drejtor i Agjencisë për Media dhe Informim.

Midis periudhës kohore 13.05.2020, kohë kur bashkëshortet e Fugës dhe Maznikut u bënë pronare të restorantit dhe deri në shtator 2023 kohë kur Mazniku u largua nga posti i numrit 2 të Bashkisë Tiranë, rezulton se Bashkia Tiranë ka paguar ndaj restorantit të Maznikut një faturë në vlerë 64,000 lekë të reja në datë 15.02.2022, si shpenzim pritje e përcjellje për Maratonën e Tiranës.

Sipas ligjit ky është konflikt i pastër interesi dhe Mazniku në rastin më të pakët duhet të japë dorëheqjen dhe gjithashtu SPAK duhet të fillojë hetimet ndaj një tjetër të besuari të Erion Veliajt.

Por ky nuk është rasti i vetëm kur paratë e shqiptarëve kanë përfunduar në xhepat e Maznikut dhe Fugës. Vetëm 4 muaj pas largimit të tij nga Bashkia Tiranë, në restorantin e Maznikut organizohet një darkë e vitit të ri në datë 31.12.2023 me 55 persona e paguar nga Bashkia Tiranë. Fatura kapte vlerën e 236,500 lekëve të reja/JOQ

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.