E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Autobusi më luksoz në botë (Foto)
Uncategorized

Autobusi më luksoz në botë (Foto)

Shumë shpejt, një autobus i pajisur me shtretër dhe ku do të shërbehen “smoothie” në bord, mund të xhirojë në rrugët e 4 qyteteve të Mbretërisë së Bashkuar.

 Pasagjerët mund të flenë të pashqetësuar, duke mos pasur merak se humbasin stacionin, pasi do të ketë stjuardë që do i zgjojnë pak para se të arrijnë në destinacion.

James Cox, shefi i Simba, që është ideatori i këtij autobusi, tha: “Studimet tregojnë se ne flemë në mjetet e transportit publik 27 herë në vit dhe dhjetori është muaji kur kemi më shumë mungesë gjumi”.

Simba është në bisedime gjithashtu për të bërë të mundur që në këtë autobus të mund të porositet ushqim, që do të arrijë në shtëpinë e pasagjerit në të njëjtën kohë me pasagjerin.

Autobusi do të ketë ujë mineral pa limit, kafe dhe “smoothie”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.