Me fjalë emocionuese, babai e uron Leartën për ditëlindje…
Është bija e tij e vetme dhe natyrisht se kjo datë ka rëndësi të veçantë për të si prind.
Që nga njohja e Leartës në opinion, ishte i ditur raporti i mrekullueshëm që ka me familjen e saj, e që nuk I kishte munguar asnjëherë asgjë.
Në këtë ditë të rëndësishme të saj, me fjalë shumë emocionuese dhe një fotografi të shkrepur në sheshin e Prishtinës, babai I saj shprehu urimet më të sinqerta për të bijën.
Lexoni urimin në vazhdim.
“Leartë e dashur,
Prishtina sonte më dukej më madhështore me pamjen plot dritë e ngjyra jete!
Drita e festave dhe zbukurimi i përcjellur me plot njerëz krijojnë një ambient plot jetë!
Ne erdhëm këtu me shumë gëzim!
Të lumtur!
Në Prishtinën plot Dritë e të veshur për festë!
Në lumin e njerzëve tanë në sheshin e bukur Nëna Tereze!
Zemër e dashur Leartë,
Ne jemi sonte ketu për ty!
Pranë teje të lumtur!
Me ty në ditë feste!
Në ditën e lindjes tënde.
Në ditën tonë të bardhë!
Në ditën tënde të shenuar!
Leartë e bekuar,
Të uroj ditëlindjen bija ime e dashur!
Të uroj shëndet të mirë!
Të uroj gjithë të mirat me më të dashurit tuaj, Kushtrimin e Matinin!
Uroj që buzeqeshja të të përcjellë në çdo ditë tê jetës!
Uroj të jesh e gëzuar!
Uroj të jesh e lumtur në Prishtinën tonë të festave!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


