E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama po ua merr shpirtin pensionistëve!
Lajme

Rama po ua merr shpirtin pensionistëve!

Rritja e pensioneve duhet parë në harmoni me uljen e cilësisë së barnave që jepen me rimbursim.

Është më e efektshme kështu, sepse sasia e parave që marrin pensionistët, shoqëruar me shkurtimin e jetës nga barnat me efekt placebo, ka domethënie.

Përndryshe po të marrin barna të mira perëndimore me princip aktiv të rregullt, jeta zgjatet dhe pensioni efektivisht ulet.

Si është më mirë të ulet pensioni, apo të ulet jeta?!!!

Ja pra që mendon qeveria për pensionistët. U shton një kokërr misri nga njëra anë dhe, nga ana tjetër u merr frymën me barna të skaduara.

****

Kanë ndryshuar të gjitha markat e barnave të rimbursueshme për pensionistët. Mjekët e familjes thërrasin çdo ditë pensionistët për t’u komunikuar “brandet e reja” të barnave që ata marrin. Janë sigurisht më të lira se atë më të lirat që kishin deri më sot dhe, kuptohet cilësia…

Po fundja mirë e ka qeveria e popullit të “bukës së gojës”…

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.