E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zgjedhja e kryeprokurores/ “Arta Marku, një grua e kapur nga Rama, mbylli kështu ciklin e plotë të përdorimit”
Uncategorized

Zgjedhja e kryeprokurores/ “Arta Marku, një grua e kapur nga Rama, mbylli kështu ciklin e plotë të përdorimit”

Mes tymit dhe protesta Arta Marku, u zgjodh me 69 votat e maxhorancës, si kryeprokurore e përkohshme. Për analistin Andi Bushati, ky është një fundi i një cikli të përdorimit të saj prej Ramës, me të titull ka bërë ai analizën e tij të fundit në Lapsi.al. Sipas tij Marku është një grua e kapur nga Rama.

Analiza e Andi Bushatit

Ka një sekuencë filmike domethënëse, që po aq shpejt sa doli, po me atë shpejtësi u zhduk nga ekranet. Teksa parlamenti ishte tym edhe flakë, teksa ministrat po mbroheshin nga garda, teksa deputetët po përgatiteshin të votonin pa karta elektronike, teksa kandidatja për kryeprokurore, e veshur solemnisht me një kostum të errët dhe me një këmishë të bardhe, po priste të betohej, njëri nga badigardët e qeverisë i vuri asaj mbi kokë një çadër, për t’a mbrojtur nga sulmet e opozitës.

Mjafton ky episod i shkurtër, tashmë i fiksuar në celuloid, për të shpjeguar më mirë sesa lumej të tërë fjalësh, atë që ndodhi në parlament, në seancën farsë për zgjedhjen e prokurorit të përgjithshëm të përkohshëm.

Mjafton ai për të shpjeguar se kush e zgjodhi, kush e mbron dhe nën çadrën e kujt do të punojë zonja Marku.

Sepse për kryeprokuroren e re, të porsazgjedhur, ka një pyetje të thjeshtë: A kishte në dorë ajo të paktën të shtynte seancën e betimit? A kishte në dorë, ashtu siç do të bënte edhe njeriu me dinjitetin dhe respektin më minimal për veten, të kërkonte që të mos deklaronte « Betohem » në atë situatë ? A kishte ajo në dorë të rrefuzonte të kryente aktin më të rëndësishëm të jetës së saj, në një parlament të shndërruar në një arenë lufte ? A kishte ajo në dorë mos shkelte në atë sallë me deputetë që përplaseshin me njëri- tjetrin dhe me socialistë që nuk denjonin as të votonin të ulur ? A kishte në dorë, jo të rrefuzonte të betohej, por thjeshtë të kërkonte pak kohë, një situatë me normale dhe me solemne? A kishte në dorë të priste edhe pak dhe të mos përdorej si një kamikaz kundër opozitës, për t’i thyer asaj hundët, pikërisht në momentin kur e donte Edi Rama ?

Fakti që kryeprokuroren e parë që u zgjodh pas miratimit të reformës në drejtësi e « rrëmbyen » si një çupulinë të trafikuar për ta nxjerrën në vitrinën e karshillëkut kundër opozitës, flet shumë.

Me këtë seancë urgjente betimi ata që e organizuan përdhosën intergritetin e saj më minimal, ndërsa ajo vetë, na tregoi se çmund të presim në të ardhmen.

Arta Marku mbylli kështu ciklin e plotë të përdorimit.

Ajo fillimisht iupërgjigj thirrjes vetëm të njërës palë për të konkuruar si kryeprokurore e përkohshme. Pastaj pranoi të bënte shoë përpara komisionit të ligjeve vetëm me socialistë. Ndryshe nga sa parashikon thelbi I reformës në drejtësi, ajo pranoi të bëhet drejtuesja e institucionit të akuzës, pa kaluar vettingun dhe pa shumicën e cilësuar (vetëm me 69 vota) prej 84 deputetësh që kërkon kushtetuta.

E gjithë trajektorja e saj e ditëve të ditëve të fundit, që nga propozimi vesh më vesh që I bëri Ulsi Manja e deri tek përplasja si një trofe lufte në vitrinën e përdalë të parlamentit, e meriton fundin që pati. Ajo nuk tregoi pikë fuqie apo vullneti që të mos sillej si e kapur, e përdorur, e marrë peng. Prandaj, tani, kur gjithçka ka përfunduar nga përqeshja dhe turpi mund ta mbrojë vetëm çadra e bodigardëve të rilindjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.