E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dëshmia në Komision hetimor të Shëndetësisë , biznesmeni Ilir Rrapaj sillet me pranga në duar
Uncategorized

Dëshmia në Komision hetimor të Shëndetësisë , biznesmeni Ilir Rrapaj sillet me pranga në duar

Komisioni hetimor për Shëndetësinë vijon sot me pyetjen e dëshmitarëve për të sqaruar çështjen e koncesionit të sterilizimit. Dëshmitarët që do të thirren sot në Komision janë biznesmeni Ilir Rrapaj, ministrja Anila Denaj, Altin Fani, Umbro Staccini, Elisabetta Anzanello dhe Giorgio Tardioli.

Sikurse shihet nga lista emrave të dëshmitarëve, në pyetje do të merren biznesmenin Ilir Rrapaj, dhe ortakun e tij italian Umbro Staccini, dy partnerët kryesorë të ‘SaniService’, që në vitin 2015 fituam koncesionin prej 100 milionë euro të sterilizimit.

Nga ana tjetër, ministrja Denaj në atë kohë ka mbajtur postin e  drejtoreshës së Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dhe mësohet se nuk ka qenë dakord për çmimet e larta të sterilizimit teksa ka paraqitur dhe ankesë.

Koncensioni 10 vjeçar me vlerë afro 100 milionë dollarë iu dha kompanisë ‘SaniService’, një bashkim kompanish ku Ilir Rrapaj me kompaninë e tij ‘Investital LLC’ është zotëruesi kryesor i aksioneve, krahas kompanive italiane “Servizi Italia”, “Tecnosanimed” dhe “U.Jet S.r.l” të Staccinit. Rrapaj ndodhet në arrest me burg prej 16 gushtit 2024, ndërsa i arrestuar është edhe ish-zv.ministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.