E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama merr pjesë në Kuvendin Kombëtar të Gjuhës Shqipe
Uncategorized

Rama merr pjesë në Kuvendin Kombëtar të Gjuhës Shqipe

Gjuha shqipe po sulmohet barbarisht nga injorantët, duhet ta mbroni!

Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm sot në Kuvendin Kombëtar të Gjuhës Shqipe.

Kryeministri u bëri thirrje studiuesve dhe akademikëve të gjuhës shqipe që ta mbrojnë atë nga sulmet e atyre që ai i quajti delirantë e injorantë, të cilët përhapin idetë e tyre përmes platformave në rrejtet sociale.

“Fjalori i gjuhës shqipe, më në fund pas gjysmë shekulli përditësohet falë punës monumentale të bërë nën kujdesin e Akademisë së Shkencave dhe me pjesëmarrjen e gjuhëtarëve dhe akademikëve nga Kosova, Shqipëria, dhe Maqedonia e Veriut. Nesër, në dijeninë time do të prezantohet publikisht edhe drafti i këtij fjalori sepse fjalori do të hidhet në një konsultim shumë të gjerë publik dhe do të merren të gjithë ato sugjerime e vërejtje që me gjasë mund ta pasurojnë por me siguri do ta konsolidojnë si një produkt të përbashkët të një rezistence të domosdoshme në një përpjekje ku ne nuk e kemi të mundur të jemi në sulm, sepse jemi nën agresionin e barbarisë dhe gjithfarëlloj injorantësh dhe delirantësh që gjejnë hapësire falë botës së rrjeteve sociale, por e kemi detyrim të jemi në mbrojtje që të mos lejojmë që gjuha të degradojë në pikën e moskthimit, tha Rama në fjalën e tij në Kuvendin Kombëtar për Gjuhën Shqipe, që mbahet në Tiranë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.