E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vellai i Adelajda Rokës, drejtoreshës së përgjithshme të (AZHT) me projekte e leje ndërtimi
Uncategorized

Vellai i Adelajda Rokës, drejtoreshës së përgjithshme të (AZHT) me projekte e leje ndërtimi

Goditet Banda e Suel Çelës: Lidhjet me Gjyqtarë, Gazetarë dhe Zyrtarë të Lartë Trondisin Opinionin Publik

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka shpallur një tjetër operacion të suksesshëm kundër krimit të organizuar, duke goditur një grup famëkeq të drejtuar nga Suel Çela, një figurë qendrore e botës së krimit në Elbasan. Hetimet, të bazuara në përgjimet e platformës SKY ECC, kanë nxjerrë në dritë një rrjet të gjerë bashkëpunëtorësh, duke përfshirë gjyqtarë, zyrtarë policie dhe gazetarë.

Zbulohet përfshirja e Xhino Rokës, vëllai i një zyrtareje të lartë të qeverisë

Në mesin e të arrestuarve ndodhet Xhino Roka, vëllai i Adelajda Rokës, drejtoreshës së përgjithshme të Agjencisë së Zhvillimit të Territorit (AZHT). Gjatë kontrolleve në shtëpinë e tij, policia ka sekuestruar një numër të madh lejesh ndërtimi që lidhen me projektet në jug të vendit. Kjo zbulon një skemë të thellë korrupsioni që prek jo vetëm nivelet lokale, por edhe ato qendrore të qeverisjes.

Edi Rama dhe lidhjet me Agjencinë e Zhvillimit të Territorit

Adelajda Roka, si drejtuesja e një prej agjencive më të rëndësishme për menaxhimin e lejeve të ndërtimit, është një figurë që përgjigjet direkt para kryeministrit Edi Rama. Kjo strukturë u krijua që në fillim të qeverisjes së Ramës, duke centralizuar të gjitha lejet e ndërtimit në duart e një grupi të ngushtë njerëzish të besuar.

Kjo situatë ngre dyshime të forta mbi përfshirjen indirekte të qeverisë në këtë skemë kriminale. Nëse dokumentet e sekuestruara vërtetojnë lidhjet midis agjencisë dhe veprimtarisë kriminale të Suel Çelës, atëherë përgjegjësia shtrihet përtej një rasti të izoluar dhe prek vetë sistemin e centralizuar të qeverisjes.

SPAK hesht për Edi Ramën

Pavarësisht provave dhe lidhjeve të qarta, SPAK duket se po tregohet i rezervuar kur bëhet fjalë për emrin e kryeministrit. Në vend që të hetojë deri në rrënjë këtë skandal, prokuroria është stepur, duke krijuar përshtypjen se peshqit e mëdhenj mbeten të paprekshëm.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.