Tiranë/ Vëllai plagos me thikë vëllain
Dy vëllezër janë zënë me njëri tjetrin në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e ‘Don Boskos’, ndërsa debati në banesë ka përfunduar në përdorimin e thikës, ku më i riu ka qëlluar mbi vëllain e madh.
Policia thotë se, ka vendosur në pranga 48-vjeçarin me inicialet G. Q., ndërsa vëllai tjetër ndodhet në spital.
‘G. Q., 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën ‘Don Bosko’, në banesë, pas një debati për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me mjet prerës (thikë), vëllain e tij, shtetasin I. Q., 53 vjeç, banues në Tiranë. 53-vjeçari ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve’, bën të ditur policia e kryeqytetit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


