E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama urdhër me afat : Keni 30 ditë kohë për të shlyer detyrimet ndaj ujësjellësave
Uncategorized

Rama urdhër me afat : Keni 30 ditë kohë për të shlyer detyrimet ndaj ujësjellësave

Punonjësit e administratës shtetërore që kanë borxhe ndaj shoqërive të ujësjellësave do të duhet detyrimisht të shlyejne të gjitha detyrimet.

Ky është në thelb urdhëri i firmosur nga kryeministri Edi Rama. Skema e Reformës së ujit është e ngjashme me atë të energjisë elektrike. Ajo nis pikërisht me institucionet e me pas shtrihet tek familjarët. Në urdhërin e kryeministrit sqarohet se të gjitha institucionet publike kanë 30 ditë afat të lidhin kontrata të rregullta me ujësjellësat në rast se nuk e kanë një të tillë, ndërkohë që nëse kanë detyrime të papaguara të nënshkruajnë marrëveshje me ujësjellësin përkatës për të nisur shlyerjen e borxheve.

Pas verifikimit të instutucioneve, do të futen në lupë edhe punonjësit e tyre. Urdhëri detyron çdo punonjës të shtetit të dorëzojë në institucionin ku punon kontratën e furnizimit me ujë të pijshëm. Më pas, këto kontrata do të verifikohen dhe nëse punonjësit dalin debitorë pranë ujësjellësit do të lidhin menjëherë marrëveshjen për shlyerjen e detyrimeve.

Në fillim të muajit nëntor qeveria lajmëroi aksionin rrënjësor kundër informalitetit në sektorin e ujit, i cili synon që brenda vitit të ardhshëm të gjithë konsumatorët të jenë të pajisur me kontrata të rregullta të furnizimit me ujë./rtsh

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.