NE VARRET E USHTAREVE GREKE, QEVERIA DO VARROSE DINJITETIN KOMBETAR
Alfons Zeneli
Ne vitin 1994, nje komando greke hyri naten ne token shqiptare duke vrare ne gjume 3-4 ushtare dhe nje oficer te postes kufitare te Peshkepise ne Gjirokaster. Ne nje gazete te kohes thuhej se fajin e kishin te vraret. Ndersa nje gazetar tjeter per ta ndare me “drejtesi” incidentin ku vrastaret ishin greket, perdorte si argument fjalen e urte greke sipas te ciles “kur dy veta zihen, kane faj te dy”. Shkurt, sipas Gazetes Koha Jone, te vraret qe flinin gjume, kishin njelloj faj me komandot qe kaluan ilegalisht kufirin te armatosur deri ne dhembe dhe kryen vrasjen. Pak vite me pas,ndoshta nga `99 u lajmerua nga mediat se me dt. 27 Qershor do te vinte ne Tirane per te dhene nje koncert me kenge e valle grupi folklorik i Kretes. Mbase ka qene organizim i Ambasades Greke ne Tirane. Kujtoj se shumica derrmuese e andarteve te Zervasit qe masakruan camet ishin kretane. Dhe pikerisht pasardhesit e atyre barbareve do te kendonin e kercenin ne Tirane pikerisht me dt.27 qershor qe eshte dita perkujtimore e masakres greke mbi camet.
Une nuk e besoja si rastesi dhe bera zhurme publike kunder ketij turpi. Koncerti u anullua. Nuk e di se perse. Por kjo pak rendesi kish. Autoritetet qeveritare te kohes ishin te gatshme te benin aheng, te kendonin dhe bashke me bijte e andarteve kretane t`i tundnin opingat me xhufka dhe fustanellat e vjedhura mbi kujtimin e shqiptareve came qe u spastruan nga trojet e tyre pa meshire.
Keto dite u dha sihariqi te cilin cdo shqiptar mezi po e priste. Edi Rama na e tha vete me goje se do angazhohen strukturat e shtetit , dmth disa ministri, prefekturat dhe autoritete e instrumenta te tjere lokale per te ndertuar varrezat e ushtareve greke te rene gjate luftes italogreke.
Te gjitha shpenzimet i mbulon qeveria shqiptare, dmth taksapaguesit shqiptare. Pra shpenzimet per 9000 varre si dhe shpenzimet e grupeve te punes pergjate nje kohe te pacaktuar te cilet do te merren me nje mori modalitetesh. Edhe shpenzimet e pales greke qe do asistoje gjate procesit. Shpenzime pafund udhetimi, dieta etj etj..Nga ana tjeter, pretendohen 9000 varre per 9000 greke te vrare ne territorin shqiptar. E leme menjane faktin qe gjate luftes italogreke jane vrare gjithesej 1300 ushtare greke. I bie qe vetem 4000 qenkan vrare ne Greqi. Une them jemi qe jemi, t`ua bejme nje rikonstruksion edhe varreve te atyre 4000-ve qe u vrane ne Greqi.
A ka me turp? Ka mbetur vetem t`i bejme dhe nje permendore Napoleon Zervasit ne Qafe Bote..atje ku vdiqen foshnjet came nga etja dhe uria, aty dhane shpirt plakat dhe pleqte came, atje ku shpirterat e Camerise pluskojne ende te pa paqtuar. Biles qe te tregojme kulture tamam, i bej thirrje komunitetit cam qe te mbuloje ai shpenzimet perkatese.
Sa turp.. Ceshtja e prokurorit te pergjithshem nuk eshte asgje para ketij akti te peshtire kunder dinjitietit kombetar. Ngrehuni ju o te perdhosur, ju te poshteruar !!!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



