Flori Mumajesi “lë” muzikën, së shpejti moderator i një programi televiziv
Në një kohë kur të gjithë fansat janë në pritje të hitit të radhës nga Flor Mumajesi, kantautori i njohur paska marrë tjetër drejtim. Të paktën për këtë fundvit ka në plan të drejtojë një program të gjatë televiziv.

Zhvendosja në Kosovë, prej disa kohësh tashmë e ka angazhuar Florin pranë Klan Kosova, ekrani në të cilin producenti do të drejtojë programin festiv “Nin”. Lajmin e ka bërë publik në Insta Story moderatori Alaudin Hamiti, i cili ka zbuluar se Flori do të jetë drejtuesi i emisionit “NIN” në natën e ndërrimit të viteve.

“Flori Mumajesi prezantuesi i ‘NIN’ festive!”- shkruan Hamiti në foton e postuar ku Flori duket në studion e programit të njohur duke u përgatitur me skaletë në dorë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


