Na ndalon ligji? Punë e madhe, e ndryshojmë dhe e bëjmë që të na lejojë!
Gazetari Mentor Kikia ka komentuar intervistën e ish-zëvendëskryeministrit, Arben Ahmetaj, ku tregoi edhe episodin ku Rama i kërkonte t’i jepte borxhin publik një miku të tij dhe Ahmetaj e kishte kundërshtuar duke i thënë se është anti-ligjore, ndërsa Rama i kishte thënë ndërrojmë ligjin.
Postimi i Kikisë:
Ne rrefimin akuzues te Arben Ahmetajt, ka nje dialog qe deshmon degradimin e shtetit:
-Kjo eshte e pa ligjshme, s’mund ta bejme!
-Atehere ndryshojme ligjin!
Pra, ligji nuk eshte shkruar per te ndaluar veprimet qe jane te demshme per individin, jeten, pronen, vendin dhe shoqerine. Ligjet behen per te justifikuar veprimet, pavaresisht pasojes.
Duam te bejme ndertime ne zonat e mbrojtura, por ligji per mbrojtjen e tyre na ndalon. Atehere ndryshojme ligjin dhe e bejme qe e lejon.
Duam te ndertojme vila e pallate ne bregdet per te bere biznes disa kompani, por ligji e ndalon sepse mbron bregdetin. Atehere bejme nje ligj qe jo vetem e lejon, por edhe ia dhuron token ndertuesit.
Duam te ndertojme nje TEC ne mes te fushes, por ligji nuk na lejon. Pune e madhe, e ndryshojme ligjin. Tani na lejon…..
Pra ligji nuk eshte gardiani i normave dhe rregullave, por eshte nje plasteline qe ne i japim formen qe duhet per interesat e X-it apo Y-nit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


