E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Reagimi i SPAK: Autorizimi kompetencë e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve!
Uncategorized

Reagimi i SPAK: Autorizimi kompetencë e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve!

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka reaguar pas akuzave të Partisë së Lirisë për ndalimin e eurodeputetit Fredi Beleri dhe kryetarit të PBDNJ, Vangjel Dule, nga takimi me Ilir Metën në burgun 313 në Tiranë.

Sipas një reagimi SPAK ka sqaruar se, bazuar në nenin 51 të ligjit nr. 81/2020 “Për të Drejtat dhe Trajtimin e të Dënuarve me Burgim dhe të Paraburgosurve”, vizitat e deputetëve në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale nuk kërkojnë autorizim nga Prokuroria, por janë në kompetencë të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Ky sqarim vjen pas deklaratës së sekretarit të përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, i cili e cilësoi ndalimin e takimit si një akt skandaloz dhe bëri thirrje për reagim nga institucionet shtetërore dhe organizatat ndërkombëtare.

Reagimi i plotë i SPAK:

Në bazë të nenit 51 të ligjit nr.81 të vitit 2020 “Për të Drejtat dhe Trajtimin e të Dënuarve me Burgim dhe të Paraburgosurve”, institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale mund të vizitohen nga deputetë, pa autorizimin paraprak të Prokurorit.

Në këtë rast, miratimi jepet nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

Deri në orën 15:15 të dt.31.01.2025, në protokollin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk ka mbërritur asnjë kërkesë nga shtetasit Alfred Beleri dhe Vangjel Dule për të takuar ndonjë të paraburgosur.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.