E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohet tutorja 19-vjeçare e dy motrave në  Berat
Lajme

Arrestohet tutorja 19-vjeçare e dy motrave në Berat

Policia ka vënë në pranga një tutore 19-vjeçare me inicialet S.K., e cila shfrytëzonte për prostitucion 2 vajza (motra), njëra prej tyre e mitur.

Sipas policisë, dy motrat e shfrytëzuara, A.A. 19 vjeçe dhe motra 15-vjeçarja, janë proceduar penalisht në gjendje të lirë.

“Si rezultat i një hetimi me metoda proaktive, të kryer për rreth 2 muaj, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve i DVP Berat, në bashkëpunim me Prokurorinë e Beratit, u finalizua, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale të DPPSh-së, operacioni “Multiple”.

Gjatë operacionit, u vu në pranga shtetasja S. K., 19 vjeçe, banuese në Berat, si dhe u proceduan në gjendje të lirë shtetasja A. A., 19 vjeçe dhe motra e saj 15 vjeçe. Nga hetimet dyshohet se shtetasja S. K. shfrytëzonte për prostitucion, 2 shtetaset e tjera.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme”,njofton policia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.