E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Samir Mane në listën e “Forbes” të njerëzve më të pasur të botës
Lajme

Samir Mane në listën e “Forbes” të njerëzve më të pasur të botës

Sipërmarrësi i njohur, Samir Mane është shqiptari i parë që futet në listën e revistësForbes. Revista prestigjoze Forbes për çdo vit publikon listën e njerëzve më të pasur të botës.

Në këtë listë renditen 3028 miliarderë nga e gjithë bota, rezultatet e së cilës janë plotësuar nga çmimet e aksioneve dhe kurset e këmbimit që nga 7 marsi 2025.

Mes tyre renditet edhe shqiptari Samir Mane, i cili mban vendin e 2356 në këtë listë.

Revista prestigjoze ka vendosur në faqen e saj profilin e pronarit të Balfin Group, Samir Mane, i cili renditet si një ndër miliarderët e gjithë botës.  Sipas Forbes, Samir Mane ka një kapital me rreth 1.4 miliardë dollarë.

Kujtojmë se Mane është themeluesi dhe presidenti i BALFIN Group, një konglomerat investimesh me qendër në Tiranë, Shqipëri.

Mane u largua nga regjimi komunist i Shqipërisë në 1991 dhe u transferua në Austri si refugjat. Ai hapi dyqanin ‘Neptun’, një zinxhir dyqanesh elektronike në Shqipëri në vitin 1998 dhe u kthye në 2005 për të hapur qendrën e parë tregtare në vend.

BALFIN zotëron gjithashtu prona të paluajtshme në SHBA, Kanada dhe Austri si dhe parqe logjistike dhe një universitet privat në Shqipëri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.