“TAKIMI” I RAMËS ME TRUMP JR/ “Fake news”-i u shpërnda nga mediat pranë qeverisë

Pas kontratës lobuese të PD-së në Shtetet e Bashkuara, një tjetër lajm doli duke shkaktuar debat publik në Shqipëri. Ky lajm që iu adresua drejtuesit të zyrës së shtypit në PD, Alfred Lela, si i prodhuar në portalin e tij, në fakt doli nga media pranë qeverisë, nga Dorian Duçka.

Bëhet fjalë për media të pushtetit, të paguara nga paratë e inceneratorëve, para të korrupsionit dhe me taksat e shqiptarëve. Vlen të theksohet se Dorian Duçka është njeri i afërt me kryeministrin Edi Rama, që ka mbajtur edhe postin e këshilltarit.

“TAKIMI” I RAMËS ME TRUMP JR/ “Fake news”-i u

Emri i Duçkës del edhe te dosja “McGonigal”, si njeriu që pagoi ish-agjentin e FBI-së për lobimin në llogari të kryeministrit Edi Rama. Pra ky “fake news” u prodhua nga mediat pranë PS-së.

Lajmi se Richard Grenell, i dërguari amerikan për misione të veçanta, kishte lobuar që kryeministri Edi Rama të takohej në Beograd me Donald Trump Jr., dhe se ky ndërmjetësim kishte dështuar, ishte i pavërtetë.

Megjithatë nuk vonoi shumë dhe lajmi u mohua si i tillë. Ishte fillimisht Grenell, i cili reagoi në platformën “X”, duke iu drejtuar Alfred Lelës, duke mos e njohur realitetin mediatik në Shqipëri dhe burimin e vërtetë të lajmit, i kërkoi që të korrigjonte këtë raportim.

“E kuptoj që jeni vetëm disa ditë larg zgjedhjeve të rëndësishme. E kuptoj që emocionet janë të larta. Por ky lajm nga media juaj është një gënjeshtër e plotë. Duhet të korrigjohet menjëherë dhe të hiqet nëse ju interesojnë faktet”, shkroi Richard Grenell, duke iu drejtuar Alfred Lelës.

Më pas djali i Donald Trump, Donald Trump Jr., ka ndarë reagimin e Richard Grenell, duke përgënjeshtruar lajmin. Por Lela, në një intervistë televizive, sqaroi se lajmi nuk ishte investigim i tij, por i marrë nga një tjetër media dhe si i tillë, kritikat nuk kishin pse shkonin në drejtim të tij, por për publikuesin origjinal, pra median pranë qeverisë.

Nga ana tjetër, portali që e ka publikuar këtë “fake news” vazhdon t’i qëndrojë këtij lajmi dhe thotë se e ka të vërtetuar me dy burime. Shqetësimi i vetëm i portalit pranë Dorian Duçkës, që thuajse është “inekzistent” në hapësirën mediatike, është përse Grenell i drejtohet Lelës dhe jo burimit origjinal të “fake news”-it. Edhe pse lajmi mohohet, portali pranë Dorian Duçkës vazhdon ta mbrojë lajmin e pavërtetë të prodhuar prej tij.

Nuk kishte si të mungonte edhe reagimi i kryeministrit Rama, ku nga një takim elektoral në Petrelë, u ndal te kjo çështje, ndërsa ironizoi opozitën.

“Kishte futur në lojë nëpërmjet një çyryku që mban afër edhe familjen e presidentit Trump. Sipas tij, kisha bërë një përpjekje për të shkuar në Beograd, prandaj nuk shkova te Papa për t’i dhënë lamtumirën, se po prisja të shkoja në Beograd, se aty do të shkonte djali i Trump-it dhe aty unë me vëllain tim Vuçiç do të futeshim si fanti spathi dhe do ta përshëndesja, por kjo nuk qe e mundur, se kjo dështoi”, tha Rama.

Mbrëmjen e së shtunës, Donald Trump Jr. darkoi me Aleksandër Vuçiç-in në Beograd, në kuadër të një vizite të tij në Europën Juglindore. Më pas vizita vazhdoi me Budapestin, ku mori pjesë në një konferencë biznesi./ CNA

Publikuar nga Publik Media