E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sa kushtoi fustani i fejesës së Meghan Markle?!
Uncategorized

Sa kushtoi fustani i fejesës së Meghan Markle?!

Harry e Meghan nuk reshtin së befasuari. Goditja e fundit e historisë së tyre të dashurisë janë fotot e fejesës, të realizuara nga fotografi nga New York-u Alexi Lubomirski në “Frogmore House”, një rezidencë mbretërore private në parkun e Kështjellës Windsor, që sipas burimeve mund të jetë edhe lokaliteti ku do të zhvillohet dasma.

Ekspertët thonë se bëhet fjalë për foto inovative në krahasim me fejesat mbretërore të mëparshme: fotot tregojnë “një nivel të lartë të tërheqjes seksuale” mes të dyve.

Edhe “look”-u i Meghan Markle ka lënë pas ndonjë dyshim dhe jo të gjithë u është dukur i përshtatshëm roli i saj i ri. Bëhet fjalë për një fustan luksoz i zi, fund me shtresa ari, i krijuar nga shtëpia e modës së lartë “Ralph & Russo” dhe që bën pjesë në koleksionin dimëror 2016.

Në asnjë nga dy fotot është e dukshme në mënyrë të përkryer pjesa e sipërme e fustanit, por dyshohet se për Markle është vendosur një fond “i tepruar”.

“Kensington Palace” ka konfirmuar se veshja prej 56 mijë paundësh, është blerë privatisht: nuk është e qartë nga kush është paguar shifra e deklaruar. Ajo që e ka bërë edhe më të çmuar veshjen e kushtueshme dhe skenografike, ka qenë edhe unaza e fejesës e dizenjuar posaçërisht nga Princi Harry.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.