E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
ALARM NGA GRYKËDERDHJA E SHKUMBINIT
Sot

ALARM NGA GRYKËDERDHJA E SHKUMBINIT

NDOTJA MJEDISORE MBULON PLAZHIN E VILË-BASHTOVËS

Grykëderdhja e Shkumbinit nën pushtetin e mbeturinave, natyra kërkon ndihmë

Ndotja mjedisore vazhdon të jetë një plagë e hapur përgjatë vijës bregdetare shqiptare, dhe këtë herë sinjalet e alarmit vijnë nga grykëderdhja e lumit Shkumbin, në zonën e plazhit të Vilë-Bashtovës.

Një eksplorues i natyrës, i cili dokumenton rregullisht zonat e virgjëra dhe biodiversitetin në vend, ka denoncuar gjendjen shqetësuese të mbetjeve të shumta plastike, inerte dhe urbane të hedhura pa asnjë kontroll në këtë zonë me potencial të lartë natyror dhe ekologjik.

“Edhe në grykëderdhjen e Shkumbinit, në plazhin e Vilë-Bashtovës, situata është po njësoj. Mbeturina plastike, inerte dhe mbetje urbane kanë mbuluar zonën ku lumi bashkohet me detin,” shkruan ai, duke e cilësuar situatën si “alarmante”.

Grykëderdhja e Shkumbinit, një zonë që mund të shërbente si destinacion ekoturistik, po kthehet dita-ditës në një depo mbetjesh, për shkak të mungesës së ndërhyrjes institucionale dhe neglizhencës qytetare. Pamjet që vijnë nga aty tregojnë një realitet që përbën rrezik për faunën, florën dhe shëndetin publik.

Eksploruesi dhe aktivistë të tjerë mjedisorë kërkojnë reagim të menjëhershëm nga Bashkia përkatëse, Agjencia Kombëtare e Mjedisit dhe Ministria e Turizmit dhe Mjedisit. Ata bëjnë thirrje për:

  • Pastrime emergjente në zonë;
  • Vendosje të tabelave informuese dhe paralajmëruese;
  • Masa administrative dhe ndëshkuese ndaj ndotësve;
  • Fushata sensibilizuese për banorët dhe vizitorët.
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.