VIDEO/ Makina përplas turmën e tifozëve të Liverpool

Katër fëmijë janë në mesin e dhjetëra personave të plagosur pasi një makinë u përplas me turmën në gjatë festës së tifozëve të Liverpool FC.

27  persona u dërguan në spital, dy prej të cilëve me lëndime të rënda, përfshirë një fëmijë.

Shoferi i makinës, një 53-vjeçar britanik është arrestuar nga policia.

Autoritetet që po hetojnë rastin e automjetit që u përplas me një paradë tifozësh të Liverpulit,  duke plagosur 50 persona,  kanë përjashtuar skenarin e sulmit terrorit.

liverpool

“Incidenti nuk po trajtohet si terrorizëm”,deklaruan autoritetet në deklaratën e tyre.

Duhet theksuar se nga 50 pjesëmarrësit që u plagosën, 27 janë dërguar në spital dhe se 4 prej tyre janë fëmijë.

Një burrë 53-vjeçar britanik, i cili besohet të ketë qenë drejtuesi i mjetit, është në “duart” e autoriteteve.

Policia britanike po heton mundësinë që ky të ketë qenë një “sulm i qëllimshëm” i motivuar nga dhuna e tifozëve.

“Po kryhen hetime të gjera për të përcaktuar rrethanat që çuan në përplasje.”

Kryeministri i vendit, Keir Starmer, e përshkroi incidentin si “të tmerrshëm”, ndërsa Liverpul theksoi në një deklaratë se mendimet e ekipit janë me ata që janë prekur nga incidenti, sipas Guardian.

Skena në Liverpul është e tmerrshme, mendimet e mia janë me të gjithë të plagosurit ose të prekurit. Dua të falënderoj policinë dhe shërbimet e emergjencës për reagimin e tyre të shpejtë dhe të vazhdueshëm ndaj këtij incidenti tronditës. Jam duke qëndruar në hap me zhvillimet dhe kërkoj që t’i japim policisë hapësirën që i nevojitet për të hetuar incidentin”, shtoi Starmer.

 

“Incidenti nuk po trajtohet si terrorizëm”, thonë autoritetet.
Mijëra njerëz ishin në rrugët e qytetit për fitoren e Liverpool FC në Premier League, ndërda klubi i ka ofruar mbështetjen e tij të plotë shërbimit të emergjencës.

Publikuar nga Publik Media