E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ultimatumi për Hamasin nga Izraeli: Pranoni marrëveshjen e armëpushimit të propozuar nga SHBA, ose do të shkatërroheni
Bota

Ultimatumi për Hamasin nga Izraeli: Pranoni marrëveshjen e armëpushimit të propozuar nga SHBA, ose do të shkatërroheni

Nga Izraeli u dha aralajmërimi  të premten, në një kohë kur Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se një marrëveshje për armëpushim është “shumë afër”.

Izraeli është nën presion ndërkombëtar në rritje për shkak të situatës humanitare në Rripin e Gazës, ku një bllokadë disa mujore ka shkaktuar mungesa të rënda të ushqimit, ilaçeve dhe mallrave esenciale.

Ushtria izraelite ka intensifikuar operacionet ushtarake me synimin për të liruar pengjet e mbetura, për të marrë kontrollin e plotë të Gazës dhe për të shkatërruar Hamasin, që sundon enklavën që nga viti 2007. Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, tha se operacionet po vijojnë me “fuqi të plotë”, ndërsa popullsia po evakuohet nga zonat e konfliktit.

Ministri Israel Katz theksoi se Hamas ka vetëm dy zgjedhje: të pranojë “marrëveshjen e Witkoff” – një propozim i ndërmjetësuar nga i dërguari amerikan Steve Witkoff – ose të përballet me shkatërrimin.

Në terren, situata mbetet kritike. OKB ka paralajmëruar për rrezikun e urisë së përgjithshme në Gaza, ku “100% e popullsisë është në rrezik”. Po ashtu, një sulm ndaj një spitali fushor në Deir al-Balah ka përkeqësuar më tej situatën, pasi u grabitën pajisje mjekësore dhe ndihma për fëmijët e kequshqyer.

Nga ana tjetër, Hamasi ka refuzuar propozimin amerikan, duke e cilësuar atë si të papranueshëm, pasi nuk përfshin garanci për ndalimin e luftimeve apo fundin e pushtimit izraelit. Megjithatë, lëvizja ka bërë të ditur se është në konsultime me fraksione të tjera palestineze për të shqyrtuar ofertën.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.