E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Spiropali firmos nga tapeti i kuq 130 mln lekë për makinën
Denoncime

Spiropali firmos nga tapeti i kuq 130 mln lekë për makinën

Spiropali u shtron në tapet tenderët për Dulakut dhe Besnik Lulajt

Publik.al  “Spiropali u shtron në tapet tenderët për Dulakut dhe Besnik Lulajt” (12 gusht 2025)

Në këtë artikull nga Publik.al nga data 12 gusht 2025, prezetohen detajet e tenderit për “Blerje autovetura”, firmosur nga kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali:

  • Data e firmosjes së kontratës: 7 korrik 2025, me objekt “Blerje autovetura”, fond limit 13.033.335 lekë pa TVSH. Procedura u bë publike nga Agjencia e Prokurimit Publik më 11 gusht 2025.  

  • Tre operatorë morën pjesë:
    • Mektrin Motors sh.p.k. – oferta më e ulët: 11.250.000 lekë pa TVSH (u skualifikua).
    • Porsche Albania sh.p.k. – oferta: 11.800.000 lekë pa TVSH (u skualifikua), edhe pse më e ulët se fituesi.  
    • Fituesi: Albania Motor Company sh.p.k., pronë e vëllezërve Dulaku, me ofertë: 12.900.000 lekë pa TVSH, pra rreth 1 milionë lekë mbi fondin limit, dhe dukshëm më e shtrenjtë se ofertat skualifikuara.  

Publik.al  e lameroi më heret se tenderi  është rezervuar për vëllëzërit Dulaku, ndërsa ofertat më të lira janë injoruar, përfundim ky që ngritur pikëpyetje mbi parimin “oferta më e favorshme”.

“Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka firmosur një tender për blerjen e automjeteve zyrtarep të Kuvendit, vetëm pak kohë para nisjes së legjislaturës së re. Tenderi, me objekt “BLERJE AUTOVETURA” dhe fond limit 13.033.335 lekë pa TVSH, u firmos më 7 korrik 2025 dhe u bë publik nga Agjencia e Prokurimit Publik më 11 gusht 2025.

Sipas dokumenteve të tenderit, operatori ekonomik “Mektrin Motors” sh.p.k paraqiti ofertën më të ulët, 11.250.000 lekë pa TVSH, por u skualifikua nga komisioni i prokurimit. Edhe kompania “Porsche Albania” sh.p.k, e cila ofroi një çmim total prej 11.800.000 lekësh pa TVSH, u skualifikua, duke lënë jashtë konkurrencës ofertat më të lira.

Në fund, fituese u shpall kompania “Albania Motor Company” sh.p.k, pronë e vëllezërve Dulaku, me ofertën 12.900.000 lekë pa TVSH, rreth 1 milionë lekë më e lartë se fondi limit dhe shumë më e shtrenjtë se ofertat e skualifikuara.”

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.