E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Njihuni me të dashurën e Eugent Bushpepës, e ndoqi ‘Live’ në festival
Uncategorized

Njihuni me të dashurën e Eugent Bushpepës, e ndoqi ‘Live’ në festival

Eugent Bushpepa rrëmbeu çmimin e parë në festivalin e fundvitit në RTSH, duke fituar të drejtën të përfaqësoj Shqipërinë në skenën ndërkombëtare të Eurovizionit.

Kënga ‘’Mall’’ duket se nuk ishte e rastësishme, por edhe një dedikim për partneren e tij Andian me të cilën bashkëjeton prej më shumë se 6 vitesh.

Gjatë netëve të festivalit ai që ishte i dukshëm ishte Genti, i mbështjellë nga duartrokitjet dhe ovacionet e fitores, por jo shumë larg tij e ulur në sallë e përcillte performancën e tij edhe Andia. Pas fitores Genti ende pa u përshëndetur me të, iu desh të jepte intervistat e para, fotot e para, të përballej me gazetarët në post festival dhe pastaj të largohej i lumtur bashkë me kupën.

Andia vazhdonte të priste atje, tashmë me sallën “e boshatisur nga njerëzit sikundër duket në këtë fotografi. Çifti ka një marrëdhënie të konsoliduar dhe duket se kanë filluar edhe diskutimet për martesë.

Ashtu siç kanë rrëfyer ata në një studio televizive rreth një viti më parë ,dashuria mes tyre lindi në lokalin ku këngëtari i muzikës rrok këndonte.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.