“Idiote çfarë bën”, futbollisti tërbohet pasi sheh gruan e zhveshur…
Natalia Zarate, bashkëshortja e ish-futbollistit të Lacio e Inter, Mauro Zarate, ka ndezur ‘instagramin’ me një foto tejet provokuese që ka marrë shumë komente nga fansat e saj.
Një ndër komentuesit ka qenë edhe bashkëshorti, Zarate, i cili tani luan me Al-Nasr Dubai dhe ka shkruar: “Idiote, çfarë bën… sipas mendimit tim duhet ta heqësh atë imazh. Me gjithë ato komente që ke marrë…”
Fansat e Natalie kanë ndërhyrë në masë për ta mbrojtur nga komenti i ashpër i bashkëshortit.
Zonja Zarate ka pranuar më vonë se është bërë fjalë për një lojë mes të dyve dhe që “fatkeqësisht në internet nuk mund të kuptohet toni i përdorur për të thënë gjëra të caktuara dhe ky fakt krijon polemika”, ka thënë ajo.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


