Vajza e tradhëtoi, si e la në baltë të moshuarën Eni Çobani
Historia e trishtë e mashtrimit të Refies
Refie Cena, një nënë shqiptare që ka kaluar jetën duke punuar në Greqi, rrëfen dramën që e ka hedhur në skaj të mjerimit. Pavarësisht sakrificave të 26 viteve punë, Refia thotë se është tradhtuar nga vajza e saj, e cila jo vetëm që ka hequr dorë nga ajo, por i ka marrë edhe të gjitha kursimet. Ajo shkoi të jetojë në Francë, ndërsa Refia ka mbetur pa shtëpi, pa të ardhura dhe pa askënd që të kujdeset për të.
E dëshpëruar dhe pa rrugëdalje, Refia iu drejtua emisionit “Shihemi në Gjyq”, duke paguar nga kursimet e saj të fundit që çështja të trajtohej. Por, sipas saj, emisioni jo vetëm që nuk zgjidhi asgjë, por e zhgënjeu thellë. Ajo pretendon se avokatja dhe ndërmjetësja Eni Çobani i premtoi ndihmë, por asgjë nuk ndryshoi. Madje, kur vajza refuzoi të merrte pjesë, stafit i është kërkuar që Refia të sillte një të afërm tjetër vetëm që programi të realizohej, duke rezultuar në një episod që sipas saj nuk kishte lidhje me dramën e vërtetë që po përjetonte.
Refia tregon se i janë kërkuar para edhe nga djali i Eni Çobanit, të cilit thotë se i ka dërguar pagesa, madje ka dhe faturat që i ka dorëzuar. Redaksia jonë i ka dërguar kërkesë zyrtare për reagim studios së Eni Çobanit, por pas dy ditësh nuk ka ende përgjigje.
“Kjo është karta e identitetit e djalit të Eni Çobanit që më kërkonte lek, si dhe faturat që i kam dërguar.”, shprehet ajo.

Sot, Refia jeton në lagjen Akron të Athinës, në shtëpinë e një të afërmeje, dhe mbijeton duke lypur rrugëve. Ajo thotë se nuk i ka mbetur më asgjë dhe ka humbur çdo shpresë.
“Kam vetëm dhimbje. Vajza ime më mori gjithçka, edhe shtëpinë. Kam punuar 26 vite në Greqi dhe sot nuk kam as një dhomë ku të fle,” rrëfen ajo mes lotësh.
Dikur nënë me forcë dhe dinjitet, sot Refia është një grua që i lutet shqiptarëve për ndihmë, një strehë, një mbështetje, një shans për të jetuar me dinjitet në vitet e pleqërisë.
Ky është një apel për të mos e lënë historinë e saj të shuhet në heshtje.
Një nënë që ka dhënë gjithë jetën e saj meriton më shumë sesa të përfundojë në rrugë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



