E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aktori shqiptar, pjesë e telenovelës 33-vjeçare të BBC-së
Uncategorized

Aktori shqiptar, pjesë e telenovelës 33-vjeçare të BBC-së

Një aktor shqiptar bëhet pjesë e telenovelës më të madhe dhe më të vjetër të BBC-së, “Eastenders”, që ka 33 vjet që transmetohet në gjigantin mediatik britanik.

Orli Shuke, që jeton prej 20 vjetësh në Londër, luan në episodet e transmetuar në tre ditët e para të Janarit, ndërkohë që producentët e BBC-së i kanë ofruar vazhdimin e rolit të Robertit në episodet e ardhshme, madje me aktorin kryesor të telenovelës së famshme britanike, duke filluar xhirimet në 15 Janar.

Orli Shuke, djali i aktorit të ndjerë Agim Shuke, i njohur për rolin e tij të spikatur në komedinë “Shi ne plazh”, ka një karrierë të suksesshme në kinematografinë britanike, e vështirë për të penetruar, duke luajtur në 6 filma deri më sot, si dhe në disa vepra teatrale siç ishte së fundmi në Teatrin e Manchesterit.

Orli Shuke është produkt i Akademisë shqiptare të Arteve në Tiranë, përpara se të vendosej në Londër. Orli Shuke ka luajtur gjatë karrierës së tij edhe me aktorin me famë botërore, yllin e Hollywood-it, Brad Pitt në filmin “War Machine” apo edhe në filmin Hyena-t !

Ndër filmat që ai ka luajtur janë edhe “Big Dog”, që ka fituar çmim në festivalin e filmit BFI në Londër. Orli Shuke i tha Top-Channel në Londër se “ roli im në këtë telenovelë emblemë të BBC-së është padyshim roli më i madh në industrinë britanike të filmit dhe më interesanti, duke pasur parasysh shikueshmërinë e saj, një telenovelë që ndiqet në BBC nga mbi 6 milionë shikues çdo mbrëmje”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.