E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kolegët e Shpat Kasapit përlotin rrjetin me reagimet për këngëtarin
Showbiz

Kolegët e Shpat Kasapit përlotin rrjetin me reagimet për këngëtarin

Bota e muzikës shqiptare është tronditur nga lajmi i trishtë për ndarjen nga jeta të këngëtarit të njohur Shpat Kasapi. Reagimet nga artistët nuk vonuan, duke shprehur pikëllimin dhe nderimin për karrierën dhe personalitetin e tij.

Arban Osmani, një nga figurat e njohura të medias, ka shkruar:

“Shumë i dhimbshëm lajmi për largimin e parakohshëm nga jeta të Shpat Kasapit, me të cilin kam pasur fatin të punoj më shumë se 20 vite më parë në Top Fest dhe ta ftoj në skenë me dhjetëra herë. Faleminderit për muzikën, energjinë dhe buzëqeshjet e pakursyera që na ke dhuruar, Shpat.”

Shpat Kasapi ka qenë një nga emrat më të njohur të muzikës moderne shqiptare, i dashur për publikun dhe i pranishëm në skenë për më shumë se dy dekada. Humbja e tij ka shkaktuar trishtim mes artistëve dhe miqve të tij.

Këngëtarja Vesa Luma shkruan:

“Na trishtove shumë, Shpat… Ishe një nga njerëzit më të mirë e më pozitiv që kam njohur! Një djalë fisnik e plot jetë, ashtu siç i kishte dhe këngët që rritën këtë brez! Dritë pastë shpirt yt. Ngushëllime familjes, miqve dhe kolegëve.”

Edhe reperi Arian Agushi, i njohur si Gold AG, ka reaguar:

“Euuu bre Shpat, Allahu të mëshiroftë, vlla.”

Vdekja e Shpat Kasapit lë pas një trashëgimi të pasur muzikore dhe një dashuri të madhe nga publiku shqiptar, që e mbajti në zemrat e të gjithë brezave për dekada.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.