E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Befason Qefalia: Po të mos kishte atentate, s’do kishte as polici
Politikë

Befason Qefalia: Po të mos kishte atentate, s’do kishte as polici

“Ngjarje të tilla ndodhin kudo në botë”

Zëvendësministri i Brendshëm, Xhemal Qefalia, duke komentuar valën e fundit të ngjarjeve kriminale, deklaroi se atentate “ndodhin kudo në botë” dhe se situata nuk duhet përdorur për të demoralizuar Policinë e Shtetit.

Qefalia sqaroi se emërimi i tij në detyrë nuk lidhet me atentatin në Rinas, por ishte një vendim i planifikuar më herët nga Kryeministri Edi Rama. Ai theksoi se ky është një “vlerësim” për profilin e tij dhe përvojën në Komisionin e Sigurisë.

Deklaratat e tij vijnë ndërsa vendi u trondit nga dy ngjarje të rënda kriminale: ekzekutimi në rrethrrotullimin e Rinasit – një nga zonat që konsiderohet më e sigurt – dhe vrasja e biznesmenit në Elbasan. Sipas Qefaliajt, megjithëse këto episode prekin ndjeshëm sigurinë publike, rasti i Elbasanit është zbardhur “në kohë rekord”.

“Ngjarje të tilla ndodhin edhe në vende të tjera të botës. Para pak ditësh u raportua se dy ushtarë u sulmuan pranë Shtëpisë së Bardhë. Nuk mund të fokusohemi te dy raste të izoluara për të zhvlerësuar punën e policisë. Nëse nuk do të kishte asnjë ngjarje, do të thoshte se nuk ka as polici”, u shpreh ai në News24.

Qefalia shtoi se prioriteti i tij në detyrën e re do të jetë forcimi i elementëve të sigurisë publike dhe ndjekja nga afër e ligjeve të miratuara në Komisionin e Sigurisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.