“21-Janar” i dytë? Paralajmërimi: Do ketë dhunë në protestën e PD!
Gazetari Nikoll Lesi komentoi tensionet gjatë seancës së sotme, duke theksuar se Partia Demokratike nuk është e besueshme për elektoratin e saj. Sipas tij, kjo është edhe arsyeja e numrit të pakët të pjesëmarrësve në protestat e opozitës.
Lesi paralajmëroi se të hënën pritet një protestë e dhunshme, pavarësisht qëndrimit të tij personal se nuk duhet të ndodhë:
“Me gjithë këto sulme nga SPAK, një qeveri në një vend demokratik do të kishte rënë. Por ne nuk kemi një opozitë të besueshme që të krijojë entuziazëm tek elektorati. Sot pamë një protestë me rreth 150 veta, që nuk jep besim tek qytetarët. Problemi është se kjo situatë rrit adrenalinën brenda strukturave të PD-së, por nuk tërheq elektoratin gri. Berisha thotë se do të qëndrojë kryetar deri në fund. Nuk ka kush e rrëzon qeverinë,” tha Lesi.
Ai shtoi se, sipas informacioneve të tij, komisioni i Këshillit të Mandateve do të përballet të hënën me një dosje të rëndësishme, dhe kjo mund të nxisë tensione:
“Dyshoj se nesër kjo histori do të vazhdojë. Të hënën mund të kemi një protestë të dhunshme. Nuk e uroj, por duket se do ndodhë. Madje, lajmërohet edhe Garda për siguri,” përfundoi gazetari.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



