E rëndë në Sarandë, çifti i moshuar plagos me thikë të miturin
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Sarandën, ku një çift i moshuar akuzohet për plagosjen e një të mituri me thikë. Sipas policisë, shtetasit L. B., 79 vjeç, dhe P. B., 73 vjeçe, banues në qytet, dyshohen se kanë sulmuar të miturin në dorë për motive të dyshimta.
Autoritetet bëjnë me dije se specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë çiftin, pasi ata nuk iu bindën urdhrit për shoqërim.
Në lidhje me këtë ngjarje, është proceduar penalisht edhe djali i tyre, 39-vjeçari E. B., i cili dyshohet se gjithashtu ka kanosur të miturin me mjet prerës.
Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe rrethanave që çuan deri te ky sulm i dhunshëm.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasit L. B., 79 vjeç, dhe P. B., 73 vjeçe, bashkëshortë, banues në Sarandë, pasi dyshohen se për motive të dobëta, kanë dëmtuar me mjet prerës (thikë), në pjesën e dorës, një shtetas të mitur, si dhe nuk janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për shoqërim. Në kuadër të këtij rasti është proceduar penalisht edhe shtetasi E. B., 39 vjeç, (djali i çiftit të bashkëshortëve), pasi dyshohet se ka kanosur gjithashtu të miturin me mjet prerës”, sqaron policia.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



