E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ Pamje apokaliptike nga moti i keq në Greqi
Lajme

VIDEO/ Pamje apokaliptike nga moti i keq në Greqi

Pamje vërtet të pabesueshme vijnë nga Greqia, ku moti ekstrem me stuhi të fuqishme shiu dhe reshje të dendura dëbore ka paralizuar vendin që në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Autoritetet greke kanë shpallur gjendjen e emergjencës që prej ditës së djeshme, ndërsa në shtatë zona është aktivizuar alarmi i kuq, përfshirë edhe kryeqytetin Athinë.

Si pasojë e situatës së rënduar, shkollat janë mbyllur, ndërsa Policia ka lëshuar paralajmërime të vazhdueshme për qytetarët, duke u kërkuar të shmangin lëvizjet e panevojshme.

Reshjet intensive kanë kthyer rrugët në lumenj të vërtetë, ndërsa përrenjtë kanë dalë nga shtrati, duke pushtuar lagje të tëra me ujë, baltë dhe llucë. Në disa zona, dëmet janë të konsiderueshme.

Pamjet më dramatike raportohen nga Ano Glyfada, ku situata paraqitet gati apokaliptike. Rruga kryesore e zonës është shndërruar në një lumë të rrëmbyeshëm, i cili ka marrë përpara automjete dhe objekte të tjera që ndodheshin në rrugë.

Moti i keq ka krijuar probleme serioze në të gjithë rajonin e Atikës, me Athinën që ndodhet në epiqendër të ciklonit. Rrebeshët e pandërprerë kanë prodhuar pamje shkatërrimi në disa zona, duke sjellë skena që ngjajnë me katastrofa biblike.

Në Ano Glyfada, rrugët janë fryrë dhe duken si lumenj të furishëm, që rrëmbejnë gjithçka përpara. Videot e publikuara nga Rruga Antheon kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale, duke treguar përmasat e situatës.

Probleme të mëdha raportohen edhe në Korinth, Korfuz, në zonën e Maqedonisë greke, në Thesali dhe në rajone të tjera të vendit. Në zonat malore, trashësia e dëborës ka arritur deri në dy metra.

Në pamje të tjera filmike, gjendja e rrugëve paraqitet tepër e vështirë, për shkak të materialeve të shumta të sjella nga uji, duke e bërë qarkullimin pothuajse të pamundur.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.