E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shkarkohet drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj
Lajme

Shkarkohet drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj

Ministria e Punëve të Brendshme ka vendosur shkarkimin nga detyra të drejtoreshës së IdentiTek, Freskida Halilaj. Vendimi është marrë pa dhënë ende shpjegime zyrtare mbi arsyet konkrete që çuan në largimin e saj.

Halilaj ishte emëruar në krye të IdentiTek në muajin nëntor të vitit 2024 dhe kishte marrë drejtimin e këtij institucioni pas largimit nga detyra të Loina Priftit. Burime zyrtare bëjnë me dije se gjatë ditës së sotme pritet të emërohet drejtuesi i ri i institucionit.

IdentiTek është një prej institucioneve kyçe në varësi të Ministrisë së Brendshme, me përgjegjësi për regjistrimin, prodhimin dhe shpërndarjen e dokumenteve biometrike për shtetasit shqiptarë, si dhe për shtetasit e huaj me leje qëndrimi të përhershme apo të përkohshme në Shqipëri.

Largimi i Halilajt vjen në një moment kur IdentiTek mbart një rol të rëndësishëm në administrimin e të dhënave biometrike dhe ofrimin e shërbimeve të identifikimit për qytetarët, ndërsa mbetet për t’u parë nëse Ministria e Brendshme do të sqarojë arsyet e këtij vendimi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.