Gafë në letrën për Shtëpinë e Bardhë: “ratfikimi” viral i Elisa Spiropalit
Një dokument zyrtar i dërguar drejt Shtëpia e Bardhë ka tërhequr vëmendjen jo për përmbajtjen e tij diplomatike, por për një gabim drejtshkrimor të dukshëm në titull.
Dokumenti, i firmosur nga ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, mban titullin “INSTRUMENT RATFIKIMI”, ku mungon një shkronjë “I” në fjalën “RATIFIKIMI”.
Në përmbajtje të dokumentit përmendet ratifikimi i marrëveshjes së pranuar nga Republika e Shqipërisë, e përfaqësuar nga kryeministri Edi Rama, në kuadër të Kartës së Bordit të Paqes. Në tekst theksohet edhe angazhimi i palës shqiptare për zbatimin e plotë të kësaj marrëveshjeje.
Megjithatë, ndërsa dokumenti synon të reflektojë seriozitet diplomatik, gabimi në titull ka tërhequr vëmendjen dhe ka shkaktuar reagime, duke prodhuar më shumë buzëqeshje sesa solemnitet.
Ende mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për një lapsus të rastësishëm gjatë përgatitjes së dokumentit apo për një pakujdesi në procesin e korrigjimit para dërgimit të tij.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



