E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lista e kuqe, ja kush janë vendet më të rrezikshme për turistët
Bota

Lista e kuqe, ja kush janë vendet më të rrezikshme për turistët

Tensionet e reja gjeopolitike në Lindjen e Mesme, të shpërthyera në fund të shkurtit 2026, po ndikojnë ndjeshëm në lëvizjen ndërkombëtare dhe sigurinë e udhëtimeve. Situata u përkeqësua pas sulmeve ushtarake të ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli ndaj objektivave në Iran, ndërsa përgjigjja e Iran me raketa dhe dronë në disa zona të rajonit ka rritur ndjeshëm pasigurinë.

Ky zhvillim ka detyruar shumë qeveri të lëshojnë paralajmërime të forta për qytetarët e tyre, duke i këshilluar të tregojnë kujdes të shtuar ose të shmangin udhëtimet drejt disa destinacioneve.

Ndikimi është ndjerë menjëherë edhe në transportin ajror dhe në industrinë e turizmit. Disa kompani ajrore kanë pezulluar përkohësisht fluturimet drejt disa destinacioneve në rajon, ndërsa në raste të caktuara hapësira ajrore është mbyllur për arsye sigurie. Po ashtu, disa aeroporte kanë operuar me kufizime për shkak të situatës së tensionuar, ndërsa në disa zona infrastruktura ka pësuar dëmtime.

Autoritetet në vende si Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe Kanadaja, si edhe disa shtete evropiane, kanë përditësuar udhëzimet për qytetarët, duke rekomanduar shmangien e udhëtimeve drejt zonave pranë konfliktit ose, në disa raste, largimin e menjëhershëm nga vendet ku situata mund të përkeqësohet.

Sipas paralajmërimeve të fundit, disa nga vendet që konsiderohen aktualisht me rrezik të lartë për udhëtime janë: Irani, Izraeli, Libani, Jemeni, Siria, Iraku, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite, Katari, Kuvajti, Bahreini, Omani dhe Jordania.

Në të njëjtën kohë, disa vende të tjera vijojnë prej kohësh të konsiderohen destinacione me rrezik të lartë për shkak të konflikteve të zgjatura ose paqëndrueshmërisë politike. Mes tyre përmenden Afganistani, Sudani, Rusia, Ukraina, Mianmari dhe Mali.

Analistët e sigurisë paralajmërojnë se nëse situata në Lindjen e Mesme përshkallëzohet më tej, ndikimi në transportin ajror dhe në industrinë globale të turizmit mund të thellohet ndjeshëm gjatë muajve në vijim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.