Ish-nënkryetarja e Bashkisë Tiranë emërohet zv.ministre e Brendshme
Me vendim të Këshillit të Ministrave, Anisa Ruseti është emëruar zëvendësministre e Brendshme. Vendimi është miratuar gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë.
Gjatë mandatit të parë të kryebashkiakut Erion Veliaj, ajo mbajti detyrën e drejtoreshës për Kreditë e Buta.
Më pas, në mandatin e dytë të Veliajt, Ruseti u emërua nënkryetare e Bashkisë së Tiranës, ndërsa ka qenë gjithashtu në krye të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, ku ka drejtuar projekte që lidhen me hapësirat publike dhe mjedisin urban.
Emërimi i saj vjen në kuadër të ndryshimeve në strukturat drejtuese të administratës, duke e përfshirë atë në një nga institucionet kyçe të sigurisë dhe rendit në vend.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



