E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrasja e Martin Çeços, 21-vjeçarja hedh akuza të forta drejt Policisë
Lajme

Vrasja e Martin Çeços, 21-vjeçarja hedh akuza të forta drejt Policisë

“Më thanë prano ose do kalbesh në qeli”

Tina Pajollari, e reja e përfshirë në një nga çështjet më të bujshme kriminale të viteve të fundit, ka dalë publikisht me një version krejtësisht ndryshe nga ai i paraqitur gjatë hetimeve. Në një intervistë të gjatë në media, ajo mohon çdo lidhje me viktimën Martin Çeço dhe pretendon se deklarimet e saj të mëparshme janë marrë nën presion nga efektivë të policisë.

Sipas saj, emri i Martin Çeços nuk i ishte i njohur deri në momentin kur u përball me autoritetet. Ajo këmbëngul se nuk ka pasur asnjë komunikim me të dhe se çdo pretendim për përfshirjen e saj në ngjarje është i pavërtetë.

E reja shprehet se gjatë fazës së hetimeve është përballur me trysni të vazhdueshme psikologjike dhe fizike, duke pretenduar se i është kërkuar të pranojë një version të gatshëm të ngjarjes. Sipas rrëfimit të saj, ajo është mbajtur për periudha të gjata në ambiente jo standarde dhe është detyruar të japë dëshmi në kushte të papërshtatshme.

Pas rreth tre vitesh në paraburgim, Pajollari ka lënë qelinë në muajin prill, pasi gjykata vendosi ndaj saj masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. I njëjti vendim u dha edhe për tre të akuzuarit e tjerë në këtë çështje. Ndërkohë, Gjykata e Apelit rrëzoi vendimin e mëparshëm të Shkallës së Parë, e cila kishte dhënë dënime të rënda për të pandehurit.

Ngjarja për të cilën ajo akuzohet daton në qershor të vitit 2022, kur trupi i pajetë i Martin Çeços u gjet në një rezervuar në zonën e Maliqit, disa ditë pas raportimit të zhdukjes së tij nga familjarët. Çështja vijon të mbetet e hapur dhe e diskutueshme, me versione kontradiktore nga palët e përfshira.

Në intervistën e saj, Pajollari rrëfen edhe momentet më të vështira që ka përjetuar gjatë qëndrimit në burg, duke e cilësuar arrestimin dhe vendimin për dënimin fillestar si periudhat më të errëta të jetës së saj. Ajo thotë se e vetmja gjë që e ka mbajtur të fortë ka qenë bindja në pafajësinë e saj.

Më poshtë janë pjesë nga intervista e saj, të sjella pa asnjë ndryshim:

Pjesë nga intervista:

Si e kujton ditën e parë në burg? A mund të më përshkruash ndonjë detaj, të dhënë, e cila na shërben për të kuptuar më shumë? Si ndodhi kur të thirrën, të arrestuan, nata e parë në burg?

-Shumë keq. Patjetër, kur më dhanë arrest me burg. Kam qenë në Vlorë dhe ka ardhur oficeria këtu në shtëpi. Unë kam qenë te ish i fejuari. Në momentin kur ajo ka ardhur këtu unë kam marrë mamin në telefon dhe oficeria më tha që Martina duhet të paraqitesh në komisariat. Patjetër i thashë unë. Shkova unë të nesërmen në Komisariat, atë ditë më arrestuan. Aty ishte oficeria Klaudia Grena dhe Klajdi Ndreka, këta të dy, dhe Vangjush Mekshi dhe më thanë ne t’i kemi bërë letrat dhe ti je për burg. Akuzohesh për vrasjen e Martinit.

Pate komunikim tjetër?

-Në atë moment jo. Por, më përpara që më kanë marrë dëshmi atëherë ka pasur shumë.

Do shkojmë dhe aty, por pjesë tjetër në ato momente të thanë? Si do kalbesh në burg?

-Po patjetër, më tha që qëndroji asaj që ke thënë mos ndrysho sepse po ndryshove ti do kalbesh në burg.

Në prokurori thuhet që ke pasur komunikime para se të arrestoheshe? Ke pasur komunikime me bashkëshorten e Emiljanit?

-Kam pasur, por nuk më ka thënë asgjë që të ndryshoja. Në burg kam qëndruar vetëm, pastaj kur erdhën moshataret e mia më futën në dhomë me to. Unë kam hyrë në burg në moshën 18 vjeçare, sapo i kisha mbushur.

Cili ka qenë momenti më i errët në burg?

-Ka qenë momenti kur jam arrestuar edhe kur më kanë dënuar 20 vite. Momenti që mua më dhanë 20 vite kam qenë vetëm në gjykatë dhe jam ndjerë shumë keq. Kam shkuar në infermieri.

Çfarë të mbajti që të mos dorëzoheshe dhe të vazhdosh betejën tënde për atë që ti pretendon se është e vërteta që ti nuk ke dijeni dhe nuk ke marrë pjesë, ndërsa për prokurorinë ende që flasim ka akuzë që ti je e përfshirë dhe ke dijeni për vrasjen e Martin Çeços në mjetin e Valter Mollës?

-Mua më mbajti vetëm e vërteta, sepse unë nuk e kam bërë një gjë të tillë. Nuk e kam ulur kokën për tre vjet që kam qenë aty dhe s’kam për ta ulur kurrë. E kam mbajtur kokën lart vetëm për të vërtetën, sepse një gjë që unë nuk e kam bërë është e vërtetë që unë nuk e kam bërë.

Atëherë pse erdhëm deri në këtë moment?

-Patjetër që erdhëm në këtë moment sepse merrte dëshmitë, bënte çfarë i deshte qejfi asaj, më mbante në hotel nga 3-4 ditë. Oficerja e Policisë dhe Leonard Ndreka. Në një hotel që ishte afër komisariatit.

Të mbanin në dhomë më vete, ata e paguanin?

-Ata më mbanin dhe rrinte një polic 24 orë aty, brenda në dhomë.

Po pse të mbanin në hotel, se procedura e do që të jepje dëshminë dhe ose të të mbanin në Komisariat ose të të lironin?

-Në qershor më kanë mbajtur. Më kanë mbajtur edhe në Komisariat, më kanë gjuajtur edhe me libër në kokë dhe më ka thënë trego se kemi gjithë natën me ty këtu dhe po presim. Donte të flija unë, si të flisja unë kur unë i thoja që nuk kam lidhje.

Marina Pajollari, emri yt për herë të parë është përmendur nga babai i Martinit Nevzat Çeço i cili deklaroi se djali fliste me Tina Pajollarin dhe me të drejtë sepse ajo që u zbulua ishte se ai të dashuronte ty duke të parë nga FB, por fizikisht ai kishte parë vajzën e byrektores tek agjencia në Korçë. Tani ne kemi një dëshmi tënden që thua ok më kanë detyruar që të pranoj, po ose kam pranuar. Por në fillim ke thënë “Po”, çfarë ka ndodhur se ti ke thënë që kanë qenë ata tre persona të cilët ke folur, kanë folur me Martinin?

-Më ka marrë Klaudia në telefon, oficerja, dhe më tha të thuash që kanë qenë ata, ta pranosh, ose do shkosh në burg. Unë isha e vogël atëherë, ishin 50 veta policë aty, isha e frikësuar, nuk e dija as çfarë po thoja aty.

Ti e ke thënë versionin tënd nën presion, por nga dolën ato që ti ke qenë e lidhur me Valin, Valter Mollajn?

-Nuk është e vërtetë kjo. Mori në telefon oficerja dhe hapi telefonin, i pa mesazhet, kam folur edhe me të vëllain, por unë me ata flisja për çështjen e bagëtive.

Marin Çeçon nuk e njihja fare, nuk kam folur njëherë me të. Nuk e dija si ishte. Më ka çuar një herë ftesë në FB dhe e kam fshirë. Nuk kam folur.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.