E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Do hedhim uzinën në erë”, Ahmetaj-naftëtarëve: Aplikoni për statusin e papunësisë!
Uncategorized

“Do hedhim uzinën në erë”, Ahmetaj-naftëtarëve: Aplikoni për statusin e papunësisë!

“Ftoj të gjithë naftëtarët që të aplikojnë për statusin e papunësisë, në mënyrë që ata punonjës që janë pa punë nga të dy rafineritë të përfitojnë pagesë e papunësinë. Naftëtarët të cilët kanë mbetur të papunë do të marrin pagesën e papunësisë në bazë të ligjit. Qeveria qëndron e angazhuar, e vëmendshme deri në detaje për të mbështetur çdo investitor serioz, që do të vijë me një projekt serioz për zhvillimin e biznesit në rafineritë e Ballshit dhe të Fierit, apo një ofertë nga investitorë seriozë për zhvillimin e një biznesplani në sektor ku përfshin edhe vënien në punë të të dy rafinerive.

Qeveria është e angazhuar të jetë pranë naftëtarëve duke i ndihmuar me procedurat, duke i vënë në dispozicion zyrat e punës në mënyrë që ata të përfitojnë pagesën e papunësisë. Dhe jemi në gatishmëri të vëmendshme deri në detaje për të mbështetur çdo iniciativë private për rivënien në punë të dy rafinerive.”, u shpreh Ahmetaj.

Por sot për “Fax Web”  naftëtarët kanë paralajmëruar se  do hedhim uzinën në erë. Ata shprehen se disa përfaqësues të sindikatës po bëjnë lojë të pistë duke dalë në mbështetje të qeverisë dhe të biznesmenit Besnik Sulaj.

Naftëtarët thonë se sindikata është duke bërë lojën e biznesmenit Bensik Sulaj, ndërsa apelojnë që kryeministri i vendit Edi Rama të japë zgjidhje, dhe jo t’i çojë drejt vëllavrasjes.

Thirrja e naftëtarëve:

‘’Sindikata po vazhdon ende të bëjë lojën e hajdutëve si Beso Sulaj. Me paturpësinë më të madhe sot në tv apollon u shfaqën duke thënë se irtc ka lekët të blejë naftën që të punojë uzinen. Nga ana tjetër IRTC u shpreh në ministri se do marri kredi për të na dhënë pagën.

Naftëtarë, irtc ka ndërprerë kontratat e punës gjoja që në 18 dhjetor.( pala që e prish kontratën në mënyrë të njëanshme , shlyen të gjitha detyrimet që përmban kontrata ) naftëtarë , sindikata thotë: se nuk i paguan detyrimet e prapambetura , firma qëe punon uzinën.

( neni 138 , pika 2 e detyron qe t’i paguaje) naftëtarë sindikata thote se kur te fitojme gjyqet do ja dergojme shtetit per 15 % qe shteti ka ne zoterim ( pra loja qe keta hajdute sot te na japin 15 % te ketyre pagave ) naftetare, Beso Sulaj ishte hajduti qe vodhi sigurimet e naftetareve te rafinerise se fierit per periudhen qe punoi u.p.n. Fier.

Vodhi 3 paga te korrik-gusht-shtator 2016 te naftetareve te uzines se ballshit dhe oret teper. naftetare kur kjo firme hajdute ka leke per te blere naften pse na detyroi ne te shkonim ne tirane ne kembe?

Sindikata e shitur thote se ata kane bere protesta per pagat e cdo muaji , kur ata hajdutosindikate fshiheshin kur vinte data e pagave.

Naftëtarë , IRTC  e ka marrë prokuroria dhe kerkon ta mbroj sindikata me genjeshtra ndaj nesh. Naftetare te gjithe bashke. Pa u dhene pagat dhe sigurimet e prapambetura, uzina nuk do punoje. Hajdutet si Beso Sulaj nuk do shkelin kurre ne uzine. Te gjithe naftetaret bashke”, shkruajnë naftëtarët në reagimin e tyre.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.