Kosova u kthehet fitoreve bindëse dhe mposht pastër Andorrën
Përfaqësuesja e Kosovës ka arritur një tjetër rezultat pozitiv në muajin qershor, duke triumfuar në ndeshjen miqësore ndaj Andorrës, e zhvilluar në Prishtinë.
Pavarësisht mungesave të disa prej lojtarëve kryesorë, “Dardanët” shfaqën epërsi të plotë në fushë, duke kontrolluar ritmin e lojës dhe duke dominuar kundërshtarin në çdo aspekt.
Avantazhi për Kosovën erdhi që në pjesën e parë, pas një goditjeje dënimi të realizuar nga Asllani. Topi u përplas fillimisht në shtyllë dhe më pas, pas devijimit nga portieri kundërshtar, përfundoi në rrjetë.
Në fraksionin e dytë të lojës, Kosova dyfishoi shifrat falë një penalltie të akorduar nga arbitri Juxhin Xhaja, e cila u shfrytëzua me saktësi nga vendasit.
Goli i tretë dhe i fundit i takimit u shënua nga Matoshi, i cili regjistroi kështu realizimin e tij të parë me fanellën e përfaqësueses së Kosovës.
Ky sukses konfirmon formën pozitive të skuadrës, e cila pavarësisht rotacioneve në formacion, arrin të ruajë nivel të lartë loje dhe efikasitet përpara portës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



