E tmerrshme! Rrufeja i merr jetën 68-vjeçarit në Përmet
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Përmet, ku një 68-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur nga rrufeja në një zonë malore.
Viktima është identifikuar si Syrja Karati. Sipas informacioneve paraprake, ai ndodhej në malin e Trebeshinës, në vendin e njohur si “Zaçe Be”, në momentin kur moti u përkeqësua.
Raportohet se rrufeja e ka goditur drejtpërdrejt, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Autoritetet vendore kanë nisur veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa grupi hetimor po punon për dokumentimin e saj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



