E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E rëndë në Sarandë, dhunohet oficeri i krimeve (EMRI)
Lajme

E rëndë në Sarandë, dhunohet oficeri i krimeve (EMRI)

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në qytetin bregdetar të Sarandës, ku një efektiv policie ka rënë pre e dhunës nga disa persona ende të paidentifikuar. Bëhet fjalë për Mihal Velçon, oficer krimesh pranë Komisariatit të Policisë Sarandë, i cili është përfshirë në një konflikt që ka degraduar në përplasje fizike.

Sipas të dhënave paraprake, oficeri ka qenë duke lëvizur me motor në lagjen nr. 3 të qytetit, kur fillimisht është përballur me fyerje dhe kërcënime nga një grup personash. Situata është tensionuar më tej, duke çuar në përballje direkte mes tij dhe personave në fjalë.

Rrethanat e plota të incidentit nuk janë ende të qarta, ndërsa burime paraprake bëjnë me dije se dyshohet për një konflikt të çastit dhe jo për një sulm të planifikuar. Pas njoftimit për ngjarjen, policia ka ndërmarrë një operacion të gjerë në të gjithë qytetin, i cili ka vijuar deri në orët e para të mëngjesit.

Gjatë kontrolleve janë verifikuar ambiente të ndryshme, përfshirë banesa dhe lokale, ndërsa disa persona janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen. Deri në këto momente nuk raportohet për ndalimin e autorëve të dyshuar, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rastit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.