E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Të shtëna në Barbullush pas konfliktit, autori qëllon në ajër dhe largohet
Lajme

Të shtëna në Barbullush pas konfliktit, autori qëllon në ajër dhe largohet

Një incident me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në fshatin Barbullush, në njësinë administrative të Vaut të Dejës, duke shkaktuar alarm te banorët e zonës.

Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:15, pas një konflikti të çastit mes disa personave. Në momentin e largimit nga vendi i ngjarjes, njëri prej të përfshirëve ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Menjëherë pas njoftimit, forcat e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur kontrolle intensive për identifikimin dhe kapjen e autorit. Fatmirësisht, deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijon veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave, dokumentimin ligjor të ngjarjes dhe identifikimin e personit që ka qëlluar me armë.

Autoritetet mbeten të angazhuara për të hedhur dritë mbi dinamikën e këtij incidenti dhe për të vënë përpara përgjegjësisë ligjore personat e përfshirë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.