E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Provokimi skandaloz i Vuçiç: Kosova është e jona, mbrojeni!
Bota

Provokimi skandaloz i Vuçiç: Kosova është e jona, mbrojeni!

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar sërish se Kosova është pjesë e Serbisë, gjatë një ceremonie për diplomimin e kadetëve të rinj të Forcave të Armatosura serbe, e zhvilluar në kazermën “Gjenerali Jovan Mishkoviq” në Banjicë.

Në fjalën e tij, Vuçiç u shpreh se Kosova është “pjesë e atdheut tonë”, duke iu referuar si Kushtetutës së Serbisë ashtu edhe bindjeve të tij personale. Ai u bëri thirrje kadetëve që ta “mbrojnë këtë shenjtëri”, duke theksuar se kjo duhet bërë pa kërcënuar apo sulmuar të tjerët.

Gjatë ceremonisë, presidenti serb kritikoi edhe marrëveshjen e bashkëpunimit ushtarak mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë, duke pretenduar se ajo është e drejtuar kundër Serbisë. Sipas tij, në rajon po krijohen aleanca që cenojnë interesat serbe, ndërsa shtoi se autoritetet në Beograd kanë ndërmarrë hapa për t’iu përgjigjur këtyre zhvillimeve.

Vuçiç deklaroi gjithashtu se ushtria serbe është forcuar ndjeshëm vitet e fundit, duke theksuar se kapacitetet e saj ushtarake janë rritur dhe, sipas tij, nuk krahasohen me ato të vendeve të tjera në rajon.

Ai u bëri thirrje kadetëve të rinj që të jenë të përgatitur për sfidat e ardhshme dhe përgjegjësitë që i presin në shërbim të sigurisë dhe mbrojtjes së vendit.

Në përfundim të ceremonisë, Vuçiç nderoi kadetët më të dalluar të Akademisë Ushtarake, duke u dorëzuar shpatat simbolike të oficerëve me dedikim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.